Hulumuesit apokaliptik thonë se po vjen kiameti, NASA demanton

Hulumuesit apokaliptik thonë se po vjen kiameti, NASA demanton

161
0
SHPËRNDAJE

Hulumtuesit apokaliptik kanë vërshuar hapësirat virtuale me publikime për një ngjarje kataklizmike që supozohet se do të ndodh së shpejti, e cila do ta shkatërroj tërësisht planetin tonë.

Sipas tyre, planeti Tokë do të zhduket diku mes datës 22 dhe 28 shtator, shkruan “The Sun”.

Goditja e një meteori profetik dhe paraqitja e hënës së përgjakur që do të shfaqet më 28 shtator, ka nxitur parashikimet se Toka është në prag të shkatërrimit, transmeton Indeksonline.

Ndjekësit e besimit në profecinë e hënës së përgjakur besojnë se shfaqja e saj po paralajmëron katastrofën, që do të përcillet me bombardimin e planetit tonë nga asteroide vdekjeprurëse.

Megjithatë, ekspertja e hapësirës Gemma Lavander ka bërë thirrje për qetësi.

“Qarkullojnë supozime se me afrimin e hënës drejt tokës, ekzsiton rreziku për intensifikimin e erupsioneve vullkanike dhe tërmeteve, por ky është vetëm një trillim”, ka thënë ajo.

“Me afrimin e hënës drejt tokës, më shumë se zakonisht, do të kemi vetëm netë më të shndritshme. Observuesit e pasionuar të hapësirës mund ta shfrytëzojnë rastin që të shohin format mahnitëse të hënës me dylbi apo teleskop”, ka shtuar Lavander.

Ndëra një zëdhnës i NASA-s ka siguruar qytetarët e shqetësuar për një fund të mundshëm të planetit, duke thënë se “NASA nuk është në dijeni për ndonjë asteroid apo kometë që lëviz në kurs përplasjeje me Tokën, kështu që probabiliteti i një përplasje dhe shkatërrimi të planetit është i gjasave të vogla